Formula 1 Të tjera

KËRCËNON RIVALËT/ Verstappen: Gabojnë që më nënvlerësojnë

Falë ndryshimeve që makina Red Bull bëri këtë fundsezon të Botërorit 2018 në Formula 1, pilotët e saj ishin kompetitivë në pistë. Madje piloti i ri holandez Max Verstappen u ngjit në podium në të 5 garat e fundit, duke fituar edhe njërën prej tyre. Këto sinjale pozitive kanë karikuar talentin e ri holandez, që lëshon sfidën për titull sezonin tjetër.

“E ardhmja është premtuese për Red Bull dhe mua. Unë përpiqem të jem gjithnjë me këmbë në tokë, ndaj po pres testet e para sezonale në shkurt të 2019-ës para se të bëj një parashikim. Por ftoj rivalët të mos më nënvlerësojnë, as mua e as Red Bull”, tha Max Verstappen.

“Mbi të gjitha duhet të ndërtojmë një makinë të shpejtë, duke vijuar ritmin e këtij fundsezoni, duke patur mbi të gjitha një motor të besueshëm “, u shpreh holandezi. “Titulli? Është gjithnjë e vështirë t’i përjigjesh kësaj pyetje, pasi varet nga makina që ken ë dispozicion. Kemi hedhur bazat e makinës së të ardhmes dhe po punojmë fort. Unë jam i bindur se do të jemi në të njëjtën linjë me Mercedes e Ferrari”, tha Verstappen.

Related posts

KRIZA E “KOKËKUQES”/ Vettel: S’kam asnjë peng, ta mbyllim 2018-ën me fitore

Isa.Autor

Philadeplia triumfon në Super Bowl, tifozët shkatërrojnë qytetin

Q.Autor

DALIN PAMJET/ Gjenden trupat e Kobe Brayant dhe 8 viktimave të tragjedisë ajrore

F.autor

Leave a Comment