Futboll La Liga Sport

REALI E BARÇA E PRESIN NË SPANJË/ Neymar FIRMOS një marrëveshje të re që e…

Neymar ka nënshkruar një kontratë të re shumë të rëndësishme me Bankën Kombëtare të Katarit që shuan në këtë mënyrë shpresat e klubeve elitare si Real Madrid apo dhe Barcelona për një rikthim të mundshëm të tij në Spanjë. Ylli i organikës së PSG, klub i cili është në pronësi të familjes mbretërore të Katarit i kushtoi atyre jo më pak se sa shifra e çmendur e 200 milionë paundeve gjatë transferimit të tij nga katalanët në Paris, verën e 2017-ës. Por edhe një shifër stratosferike si kjo që çmendi tregun e futbollit nuk ka ndalur spekulimet e njëpasnjëshme që asociojnë të ardhmen e tij sërish me një rikthim në Spanjë, konkretisht tek Barça apo rivalët e tyre historikë madrilenët e Realit. Këta të fundit kanë tentuar prej gati një viti operacionin e kalimit të tij në Santiago Bernabeu por deri më tani kanë dështuar. Si për të evituar çdo tentativë tjetër në drejtim të sulmuesit brazilian shërbimet e të cilit lakmohen nga shumë, tashmë klubi kryeqytetas dhe 26-vjeçari janë lidhur ngushtë më njëri tjetrin me nënshkrimin nga ana e sulmueit të kontratës me Bankën Kombëtare të Katarit që është kthyer në ambasadorin e tyre global. Kjo pasi marrëveshja e re garanton se të drejtat ekskluzive të imazhit të Neymar janë nën kontrollin e këaj banke çka bën gati të pamundur blerjen e tij. Për të zyrtarizuar këtë marrëveshje Banka Kombëtare e Katarit ka shpërndarë një komunikatë zyrtare për shtyp në të cilën argumenton:

“Marrëveshja e re mes palëve i garanton Bankës të drejtat ekskluzive të imazhit të Neymar si një ambasdor i kësaj marke, për të gjitha fushatat publicitare apo atyre të platformave në të cilat do të shfaqet. Partneriteti me Neymar Jr ka për qëllim të reflektojë vlerat e Bankës Kombëtare të Katarit, e cila është e përkushtuar dhe punon me pasion për t’i garantuar komunitetit të klientëve të saj në të gjithë botën produktet më të mira dhe ofertat më të mira financiare duke dashur të konkretizojë vizionin e saj për t’u shtrirë dhe forcuar në bankën lidere të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë Juglindore deri në vitin 2020. Neymar Jr është përzgjedhja më e fundit e kësaj banke duke dashur të motivojë të gjithë klientët anë e mbanë botës për të ruajtur dhe arritur ëndrrat e tyre nëpërmjet imazhit frymëzues të një lojtari të jashtëzakonshëm si ai.”

Në rferencë të komunikatës së bankes kujtojmë se Neymar është një ndër personat me më inluencë në rrjetet sociale me 209 milionë ndjekës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Uzuni “gol” kundër COVID-19: Vazhdoj të stërvitem, fushën e kam ngjitur me…

Delo.autor

SHPËRTHEN ish-kampioni i botës/ Ka fjalë të RËNDA për NEYMAR dhe sheikët e…

Isa.Autor

KOMBËTARJA MBËRRIN NË DURRES/ Izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë

Delo.autor

Leave a Comment