Formula 1

MERR OFERTËN ZYRTARE/ Mick Schumacher do të garojë në Formula 1, ja makina që e kërkon…

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha skuadrave kryesore. Këtë vit, piloti 19-vjeçar u shpall kampion bote në Euro Formula 3 me makinën Prema, e cila përdor motorin Mercedes. Për këtë arsye, Toto Wolff, shefi i makinës gjermane, ka konfirmuar sot se i ka bërë një ofertë zyrtare Mick për të ardhur te Mercedes vitin 2020.

“Garon me një makinë që përdor motorin Mercedes, ka fituar titullin kampion në Formula 3, ndaj është normale që të tërheqë vëmendjen time dhe të gjitha skuadrave. Po, e pranoj që i kam ofruar një kontratë, por është ende shpejt për ta sjellë në Formula 1. Duhet t’i japim edhe pak kohë për t’u përmirësuar në pistë dhe për t’u rritur profesionalisht para se ta katapultojmë në Formula 1”, u shpreh Toto Wolff.

Gjithsesi, edhe vitin 2019 Mick Schumacher nuk do ta shohim në Formula 1, pasi do të garojë në Botërorin e Formula 2, sërish me makinën italiane Prema. Ka qenë vetë piloti i ri gjerman ai që ka kërkuar të ngjisë shkallët një e nga një, për të qenë më i përgatitur kur të debutojë në Formula 1. Ofertat nuk i mungojnë, me Mercedes dhe Ferrari që janë gati t’i ofrojnë një makinë për vitin 2020. Madje makina gjermane e ka hedhur hapin e parë…

Related posts

FORMULA 1/ Toto Wolff: Titulli nuk duhet të vendoset nga një kontakt në pistë

Delo.autor

4 HERË KAMPIONI I BOTËS NË F1/ Vettel: Ta nisim mbarë dhe të mos e heqim këmbën nga gazi

Delo.autor

FORMULA 1/ Bottas befason Hamilton-in. Leclerc hedh kandidaturën për podiumin

Delo.autor

Leave a Comment