Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Basti i lojtarëve të Unitedit trondit Anglinë: Të thashë, tani më ke borxh 20 mijë paund

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United vazhdon të prodhojë reagime të ndryshme, madje ende nxjerr në dritë disa “rraqe të pista” nga marrëdhëniet e dhomës zë zhveshjes në “Old Trafford” me trajnerin portugez.

Gjëja e fundit, që është zbuluar nga “The Sun” në lidhje me rastin, është një “bast” i vendosur mes Alexis Sanchez dhe Marcos Rojo në grupin e “Djajve të Kuq” në WhatsApp. Duke gjykuar nga mesazhi, duket se Paul Pogba nuk ishte i vetmi, që kishte probleme me trajnerin portugez.

Dhe sulmuesi nga Kili shkroi në vijim: “Unë ju thashë se të gjithë duhet të keni pak durim. Tani më detyroheni 20 000 paund”. Më tej, tabloidi i njohur britanik shpjegoi se Alexis Sanchez kishte vënë një bast 22 100 eurosh me shokun e tij argjentinas, Marcos Rojo, se trajneri Jose Mourinho do të shkarkohej. Edhe pse ishte “Special One”, ai që këmbënguli për ta marrë nga Arsenali, Alexis Sanchez nuk i ka përmbushur pritshmëritë në “Old Trafford”.

Së fundi, gazeta në fjalë angleze, gjithashtu, tregon gëzimin që Pogba demonstroi pasi mësoi lajmin e shkarkimit të trajnerit. Në dhomën e zhveshjes, në kampin e trajnimit “Carrington”, francezi bërtiti: “Ai mendoi se mund t’i kthente tifozët kundër meje, i shikonte gabimet vetëm te futbollistët”.  Pra, nuk duket se ka shumë anëtarë të skuadrës, që cilët nuk janë të kënaqur me largimin e portugezit.

Related posts

Formacionet zyrtare: Roma – Sampdoria

Q.Autor

Formacionet zyrtare/ Epoka e re e Spanjës nis pikërisht në “Wembley” kundër Anglisë

Isa.Autor

Tifozet e Polonisë fitojnë Kupën e Botës! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment