Futboll La Liga Sport

RIVALITETI NË DISTANCË/ CR7 REFUZON të shikojë finalen e Copa Libertadores me MESSIN sepse…

Përkundër që kishte aplikuar në Federatën e Futbollit të Spanjës për ta marrë një biletë për ndeshjen mes River Plate dhe Boca Juniors, duket se Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë përfundimisht në këtë ndeshje që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, ku ai do të ulej bashkë me Lionel Messin. Sipas të përditshmes AS, Cristiano do ta refuzojë këtë mundësi për ta shikuar finalen e Copa Libertadores në stadiumin e ish-klubit të tij së bashku me rivalin e tij më të madh, për shkak të lidhjes së tij me Real Madridin.

“Cristiano do të ishte shumë i lumtur ta pranonte ftesën e Federatës së Futbollit të Spanjës dhe ta shikojë ndeshjen bashkë me Messin në zonën për VIP, mirëpo plagët e largimit të tij ende nuk janë shëruar plotësisht”, ka thënë një burim për AS.

Në shenjë respekti për dy futbollistë që njihen si më të mirët në histori të këtij sporti, Ronaldos dhe Messit u ishin ofruar biletat për shikuar ndeshjes mes River Plate dhe Boca Juniors në Santiago Bernabeu përkrah njëri-tjetrit. Mirëpo duket se ky plan i presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, nuk do të funksionojë.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për të dielën në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate.

Ndeshja nuk u zhvillua as të dielën, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu.

Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.

Dy lojtarë të Bocas ishin dërguar në spital për të marrë trajtime, ndërsa disa të tjerë kishin vjellë në zhveshtore. Lojtarët thanë se nuk janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mendore për ta zhvilluar ndeshjen, e cila fillimisht ishte shtyrë për 2 orë.

Related posts

Presidenti i PSG, Al Khelaifi: Neymar te Real Madridi? Është e pamundur!

Delo.autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Murray kalon në avantazh vendasit

Delo.autor

Rikthehet Neymar, gati për finalen e Kupës së Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment