Futboll Premier League Sport

SARRI “IMITON” PASARDHËSIN E TIJ/ Chelsea synon të prishë kontratën e “PËRJETSHME”, Lideri i Juves drejt…

Në vitin 2016, trajneri Antonio Conte u përpoq ta merrte me vete në Premier League te skuadra e Chelsea, por dështoi. Tashmë një tjetër trajner italian, Maurizio Sarri, kërkon të imitojë paraardhësin e tij, duke kërkuar me çdo kusht në skuadër kapitenin e Juventusit dhe të kombëtares “azzurre”, Giorgio Chiellini. Mbrojtësi 34-vjeçar ndodhet te Juventusi që prej vitit 2005, ku ka luajtur 368 ndeshje (26 gola), ndërkohë që ka prekur edhe kuotën e 100 ndeshjeve (8 gola) me fanellën e kombëtares.

Sipas medieve italiane, Chelsea kërkon një mbrojtës me përvojë dhe Chiellini, pavarësisht moshës, konsiderohet si i përkryer për trajnerin Sarri, që këtë sezon ka shumë probleme me repartin e mbrojtjes. Ky transferim konsiderohet i vështirë, pasi për Juventusin ai lojtar është i pashitshëm, sidomos tani që ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Chiellini ka një kontratë të “përjetshme” me bardhezinjtë dhe të gjitha përpjekjet e skuadrave për ta prishur këtë marrëdhënie, deri më tani kanë dështuar.

Related posts

TRUKIMET E ZGJEDHJEVE/ Si njerëzit e futbollit po humbasin vlerat me pranimin e votimeve si në sistemin komunist

Delo.autor

NUK DORËZOI TESTIN E GJINISË/ Zhduket volejbollistja e Dinamos

F.autor

MBAPPE STËRVITET I QETË/ “Injoron” Al Khelaïfi-n, nuk ka frikë nga ultimatumet

F.autor

Leave a Comment