Futboll Sport

KOMPETICIONI PRESTIGJOZ/ Real Madrid dhe Barcelona, mbretërit e Kupës së Botës për Klube

Gjigantët spanjollë e kanë dominuar historinë e Kupës së Botës për Klube, pasi që të dy klubet, edhe Barcelona edhe Real Madridi, i mbajnë nga tre tituj të kësaj gare, një më shumë se klubi brazilian Corinthians.

“Los Blancos” do të tentojnë ta shkruajnë historinë duke e fituar këtë titull për të tretën herë radhazi. Në vitin 2014, ata triumfuan kundër klubit argjentinas San Lorenzo, në vitin 2016 kundër klubit japonez, Kashima Antlers dhe në vitin 2017 kundër klubit brazilian, Gremios.

Klubi madrilen e ka fituar tre herë edhe titullin e International Cup, duke u shpallur kështu kampion i Evropës dhe Amerikës së Jugut. Në edicionin e parë të kësaj gare, në vitin 1960, “Los Blancos” triumfuan kundër Penarolit të Uruguait, në vitin 1998 kundër Vasco da Gama të Brazilit dhe për herë të fundit në vitin 2002 kundër Olympia të Paraguait.

 Ngjashëm edhe Barcelona ishin shpallur kampionë të kësaj gare në vitin 2009, kur fituan me rezultat 2-1 kundër Estudiantes de La Plata, në vitin 2011 fituan kundër Santosit me rezultat 4-1 dhe në vitin 2014, e mposhtën River Plate me rezultat 3-0.

Evropa ka dominuar në historinë e Kupës së Botës për Klube, pasi që klubet evropiane i kanë fituar gjithsej 10 tituj të këtij turneu. Përveç Barcelonës dhe Real Madridit, në këtë turne kanë triumfuar edhe Manchester Unitedit, Interi, Milani dhe Bayern Munichu. Amerika e Jugut i ka katër tituj, dy prej të cilave nga klube braziliane.

Related posts

Arsenali dhe Manchester United “me gisht në gojë”, gjermani rinovon me Dortmundin

Q.Autor

Spektakël në stërvitjen e SKËNDERBEUT/ Zëvëndësi i SHEHIT u “lë targën” lojtarëve me…(VIDEO)

Isa.Autor

CAS merr vendimin ekstrem, shkarkon presidentin e Federatës së Futbollit

Q.Autor

Leave a Comment