Futboll Premier League Sport

SHEH SHPËRTHIMIN E YLLIT TË UNITED/ Phil Neville: Ai është lojtari më i mirë në klub, kur luan…

Ish-lojtari i “djajve të kuq” është i lumtur teksa sheh shpërthimin e mesfushorit kampion bote pas shkarkimit të Mourinho-s. Phil Neville ka thënë i bindur se Paul Pogba mbetet mesfushori më i mirë për ditët e tij, pavarësisht se kaloi 18 muaj të tmerrshëm me Manchester United.

25 vjeçari ka qëndruar në një fazë testimi që nga rikthimi i tij në Old Trafford me një marrëveshje rekord prej 113 milionë dollarësh në 2016-tën.

Ai ndihmoi ekipin kombëtar francez të fitonte kupën e botës këtë verë, por nuk po gjente veten në klub nën drejtimin e teknikut portugez.

I pyetur nga BBC ditën e ndeshjes, ylli i United ka thënë:

“Kur luan për Manchester United flet për liri shprehie, futboll të bukur, dil aty jashtë dhe shëno gola, futboll sulmues, të luash me një buzëqeshje në fytyrë, gjithçka nis nga trajneri.“

“Ole në ndeshjet e fundit ka qenë shumë i lumtur, duke thënë gjërat e duhura.”

“Ata kanë lojtarët më të mirë dhe mundësisht mesfushorin më të mirë në Europë në ditët e tij, Paul Pogba, i cili ka kaluar 18 muaj të tmerrshëm, zhgënjyes në klub për shkak të konflikteve me trajnerin.”

“Ai është lojtari më i mirë në klub, nëse do të ishte në më të mirën e tij, me një performancë të tillë mund të shënojë 12-15 gola në sezon, ai s’ka qenë i tillë gjatë karrierës së tij por mund të bëhet.“

Related posts

Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Q.Autor

I DËRGON MESAZH PORTIERIT NAVAS/ Donnarumma: Konkurrenca nuk më tremb, kam ardhur për…

Delo.autor

U MUNDËN NGA SASSUOLO/ De Vrij: Kemi ende punë për të bërë, do të fitojmë…

Isa.Autor

Leave a Comment