Futboll Seria A Sport

SULMI NDAJ ALLEGRIT/ “Il Mattino”: Nuk e di se çfarë është turpi, këtë herë…

Në përfundim të ndeshjes së luajtur mes Atalanta-s dhe Juventus, e mbyllur me rezultatin 2-2, trajneri Massimiliano Allegri është shfryrë para telekamerave në lidhje me ankesat dhe supozimet për favore ndaj “Zonjës e Vjetër”.

Reagimi i papritur i Allegri-t nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është analizuar nga e përditshmja italiane “Il Mattino”. Ky është një ekstrakt i marrë nga shkrimi i publikuar në edicionin e sotëm të gazetës napolitane.

“Allegri nuk ka turp. Trajneri i kryesuesve nuk është mësuar të humbasë dhe as të barazojë. Por duke kujtuar se është një fitues do të rrezikonim t’i jepnim dinjitet protestës së tij, e cila nuk është aspak dinjitoze”, shkruhet në “Il Mattino”.
“Është nervoz dhe ankohet trajneri i skuadrës më të adhuruar në Itali, sepse këtë herë rregullat janë aplikuar ashtu siç parashikon manuali. Sepse një lojtar i tiji është ndëshkuar me karton të kuq pas dy ndërhyrjeve të ashpra. Një përjashtim i drejtë për të gjithë, por jo për atë. Ndoshta nuk e priste një ‘dhuratë’ të tillë për Krishtlindje nga ana e bashkatdhetarit të tij, arbitri Banti, një livornez si ai”.

“Po, një bashkatdhetar i trajnerit që ka gjykuar ndoshta ndeshjen më të vështirë të bardhezinjve në javët e fundit: por të gjithë kanë heshtur, të gjithë përveç atij, i cili ka qenë i detyruar të gëlltisë edhe ndërhyrjen e VAR-it që i ka mohuar golin e fitores pak minuta para fundit. I shkreti trajner i skuadrës më të përkëdhelur dhe të respektuar në  historinë e futbollit”.

Related posts

“AI NUK ËSHTË NORMAL”/ Cannavaro zbulon fenomenin e vërtetë të Italisë që shkëlqeu në “EURO 2020”

Delo.autor

MILANI ME MENDJEN TE MERKATO/ Pranë akordit me sulmuesin francez

Delo.autor

DYNAMO KYIV-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment