Futboll Sport

KATAR 2022/ Mesfushë e “zbuluar”, Edi Reja me “dhimbje koke” për sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy nga sfidat e rëndësishme të momentit ndaj Hungarisë në transfertë më 9 tetor dhe ndaj Polonisë më 12 tetor në stadiumin “AIR Albania”, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Përveç rikthimeve si Ivan Balliu në mbrojtje i cili është duke kryer një sezon fantastik me fanellën e Rajo Vajekanos në Spanjë, janë rikthyer dhe Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Frederik Veseli.

Ajo që çalon më shumë dhe se bën me “dhimbje koke” trajnerin e Kombëtares, Edi Reja është mesfusha e cila aktualisht duket e “zbuluar” nga shkaku i dëmtimeve të Amir Abrashit dhe Qazim Laçit, ku të dy futbollistët spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e muajit shtator.

Me mungesën e të dy lojtarëve pritet të shihet sesi trajneri Reja do ta mbushë këtë boshkllik në mesfushën e Kombëtares.

Related posts

MOMENT I VËSHTIRË TEK BARCELONA/ Motra e Griezmann takim urgjent me klubin “katalanas”

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United gati 45 milionë euro për të “rrëmbyer” yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

IA PRISHIN DITËN “DJAJVE TË KUQ”/ Tifozët e Liverpool i bëjnë një surprizë të pakëndshme (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment