Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Sënderbeu-Vllaznia. Rezultati 0-0

Duke filluar nga ora 16:45, Skënderbeu pret në shtëpinë e saj Vllazninë në sfidën e vlefshme për javën e 4-ët të Superiores.

Pritet një sfidë mjaft e luftuar pasi korçarët janë në kërkim të fitores së parë në këtë kampionat, ndërsa Vllaznia kërkon të mbajë ritmin e skuadrave të kreut. Në këtë sfidë, trajneri Migen Memelli do të hedhë në fushë një formacion 5-3-2 ku në majën e sulmit do të jenë të përhershmit Elvi Berisha dhe Mensah.

Trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3 me Latifin, Krujën dhe Aralicën që do të mbulojnë fazën ofensive.

Një surprize për shkodranët ulja në stol e Viktor Da Silvës i cili si duket është dënuar nga trajneri për shkak të përplasjes që pasoi nga një zëvendësim në javën e kaluar me sfidën ndaj Partizanit.

 

LIVE: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-0

KOMNETI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ Vllaznia “flirton” me golin e fitores, pas harkimit të rrezikshëm të Hakajt nga e majta, nuk arrin të devijojë as Gjurgjeviç as Fangaj.

87′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Latifi, vendin e tij e merr Çoba.

80′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Latifi, për ndërhyrje të gabuar ndaj Meksit.

79′ Zguro harkon nga e djathta për Pusin, që gjuan me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e Zogoviç.

77′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Kosta Vangjeli, vendin e tij e merr Douvuna.

75′ Kosta Vangjeli provon brenda zonës, nga një pozicion i favorshëm, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

72′ Largohet edhe Berisha në vendin e tij Belajdi Pusi.

71′ Edhe Vllaznia kryen 2 zëvendësime, largohen Aralaica dhe Kruja në lojë Gjurgjeviç dhe Fangaj.

70′ Provon edhe Mara nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

66′ Skënderbeu kryen 2 zëvendësime, largohen Mensah dhe Zhan Viktor, në vend të tyre Bismark dhe Vrapi.

62′ Kosta Vangjeli është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

57′ Vllaznia provon të surprizojë me Heriç, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

52′ Skënderbeu kërkon të përfitojë nga superioriteti numerik, duke avancuar përpara në kërkim të golit.

47′ Latifi kërcënon portën e Rexhepit, tentativa e futbollistit të Vllaznisë shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, Jorgji ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, Adilin, për një zënkë në fundin e pjesës së parë. Ndëshkohet edhe Zguro dhe Memelli. Mbrojtësi i Vllaznisë kërkon të konfrontohet me trajnerin e Skënderbeut.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Sa golit Vllaznia me Dianje, që pas një rivënie anësore, mbrojtësi devijon me kokë, topi përplaset në shtyllë.

45+1′ Goditje dënimi për Vllazninë, provon Latifi, topi përplaset më murin mbrojtës. Tentojnë sërish shkodranët, por i vëmendshëm Rexhepi që grushton.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Skënderbeu shpërdoron një tjetër shans të artë me Mensah, sulmuesi del i vetëm përballë Zogoviç, por e lëshon më shumë seç duhet topin.

38′ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeu me Mensah, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

31′ Jonuzi provon të surprizojë me një predhë nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traversë.

28′ Sërish rrezikshëm korçarët, me protagonist Mensah, që tentoi me të djathtën nga distanca, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e Zogoviç.

21′ Tjetër shans ideal për Skënderbeun me Mensah që provon të shënojë me finte, pas topit të dhënë nga Berisha, por sfera shkoi drejt e në duart e Zogoviç.

15′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për goditje me takë ndaj Mensah.

12′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Krymin që provon me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e Rexhepit.

4′ Tjetër shans i korçarëve me Sadriun, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

3′ Skënderbeu flirton me golin e avantazhit. Ishte Berisha që fitoi duelin me Adilin, provoi brenda zonës, por reagon majft mirë portieri Zogoviç.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Juventus në alarm edhe për 2 titullarë. Në dyshim edhe Bonucci

Delo.autor

Starova: Skemat e Panuçit nuk janë të qëndrueshme, si këta lojtarë gjen me shumicë në…

Isa.Autor

Simeone hedh sytë nga Vardy, e shikon si pasuesin ideal të Griezmann

Sadik.Autor

Leave a Comment