Boks Të tjera

TRONDITËSE/ Gruas së Furyt i ndodhi një fatkeqësi para ndeshjes me Wilder

Tyson Fury është në një gjendje të vështirë emocionale.

Fury arriti që të barazoj me Deontay Wilderin në përballjen e tyre më 2 dhjetor, por që kishte marr një lajm të keq pas ndeshjes.

Gruaja e tij, Paris Fury, kishte pasur abort pak orë para se të fillonte ndeshja, ndërsa nuk ishte i njoftuar për rastin.

“Nuk ia përmenda Tysonit para se të hynte në ring. Ndërsa menjëherë pas meçit ia thashë dhe të nesërmen shkuam në spital dhe kjo gjë u konfirmua”, tha gruaja e Furyt.

“Pesë javë më pas mbeta sërish shtatzënë dhe tash foshnja jonë e re, një djalë, do të lindë në mars. Ishim akoma me zemër të thyer për humbjen tonë, por njëkohësisht edhe të lumtur (për fëmijën tjetër)”, ka shtuar më tej Paris.

Paris është takuar me Furyn kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, ndërsa në një rrëfim të mëparshëm ka treguar se kishin pritur deri në martesë për marrëdhënien e parë intime.

Related posts

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Delo.autor

U NDALUA TË LUAJË NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Në pritje të gjykimit, Djokovic rikthehet si “i burgosur”

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: I privilegjuar që jam sërish në pistë, mjaft talente nuk e kanë këtë shans

Delo.autor

Leave a Comment