Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Operohet Cancelo, Allegri humb edhe një tjetër anësor

Massimiliano Allegri është në telashe në këtë fundviti, pasi ka humbur dy futbollistë shumë të rëndësishëm të Juventusit të tij, që kishte zhvilluar një sezon thuajse perfekt deri në këto momente.

Kështu gjatë ditës së sotme është operuar mbrojtësi anësor portugez, Joao Cancelo, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të formacionit të Allegrit.

Pas një problemi në gju, portugezi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë, por që gjithsesi pritet ta mbajë për më tepër se 30 ditë jashtë fushave të blerta.

Me probleme është edhe Cuadrado, por për kolumbianin nuk është vendosur ende se kur do t’i nënshtrohet operacionit, por është e sigurt që do t’u mungojë bardhezinjve për disa ditë.

Related posts

Ter Stegen: Zhgënjim, që nuk luajta me Gjermaninë në Botëror. Më ngushëllon Barça

Isa.Autor

BAYERN MUNICH RISHKRUAN HISTORINË/ Trajneri Flick barazon Pep Guardiola në një sezon PERFEKT

Delo.autor

E ARDHMJA E DAKUT/ Trajneri i Rubin Kazan shuan dilemat

F.autor

Leave a Comment