Formula 1 Sport

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Mick Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon. Ndërsa në pistat e garave bilanci është dukshëm në favor të “Shigjetave të argjendta”, Ferrari duket se ka fituar terren përsa i përket merkatos së pilotëve, pasi pritet që në të ardhmen të ketë në radhët e tij një pilot të ri, por me një mbiemër me peshë të madhe: Mick Schumacher.

Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuadrat më të rëndësishme të Formula 1. Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Lewis Hamilton.

Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin.

“Me mbiemrin që ka dhe që është pjesë e historisë së Ferrarit, është e qartë që dyert e Maranellos janë dhe do të jenë të hapura për Schumacher, por nuk duhet t’i ushtrojmë presion”, ishte deklarata e Arrivabenes.

Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Botërorin e Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3. Rastësia do që kjo skuadër i shërbeu si trampolinë edhe Charles Leclerk që në Botërorin e ardhshëm do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një harkimi nga këndi, mesfushori Henderson ndëshkon me kokë Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Delo.autor

Porto dëshiron të sjell në Portugali, mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment