Futboll Kategoria Superiore Sport

THEU RREGULLAT/ Tirana dënon sulmuesin dhe e dërgon te U-21. Ja prapaskenat…

Tirana nisin ndëshkimet për të pabindurit. Riçard Danso do ta mbyllë sezonin tek ekipi i 21-vjeçarëve. Lojtari i bardhebluve që erdhi me shumë pompozitet në shtatorin e 2020-ës, ka dy ditë që stërvitet dhe luan me Tiranën “e vogël”.

Lojtari është ndëshkuar nga klubi për sjellje jokorrekte. Kanë qenë vetë drejtuesit që kanë bërë me dije një fakt të tillë.

Në dhomat e zhveshjes para sfidës me Vllazninë, presidenti Refik Halili ia ka bërë të qartë lojtarit masën ndëshkimore si dhe e ka urdhëruar të kalojë te 21-vjeçarët, ku do të stërvitet deri në mbyllje të kontratës.

Për Dansonë ky është dënimi i dytë pas atij të prillit të shkuar kur u ndëshkua nga klubi për sjellje jo korrekte ndaj trajnerit.

PRAPASKENAT

Dy janë versionet përse është ndëshkuar Riçard Danso. E para ka të bëjë me sjelljen e tij që gjithmonë është jokorrekte. Një version është që ai ka thyer rregulloren e grumbullimit para Vllaznisë dhe për këtë është ndëshkuar.

Mjafton të kujtojmë që erdhi në nëntor në ekip, ndonëse stërvitja kishte filluar në korrik.

E dyta ka të bëjë me ankesat dhe pretendimet që ngre herë pas here, duke i çuar deri në FIFA, siç ka bërë edhe më parë, kur u ndëshkua.

STATISTIKAT

Lojtari afrikan, i cili erdhi me shumë bujë te Tirana një vit më parë, ka kohë që nuk po gjen hapësira te bardheblutë. Jo vetëm kaq, por ganezi mbërriti në Shqipëri vetëm një muaj se të mbyllej viti 2021, pas gjashtë muajsh arratisjeje nga klubi.

Ganezi që erdhi në Shqipëri pas aventurës amerikane nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në Superiore në sezonin e parë. Në 22 takime është aktivizuar 1394 minuta.

Në 14 sfida ka qenë titullar, ndërsa në pesë të tjera sfidën e ka nisur nga stoli. Veç 5 kartonëve të verdhë dhe një të kuqi, ganezi nuk ka shfaqur tjetër gjë në Superiore, ndonëse erdhi me bujë të madhe dhe prej tij pritej shumë.

Prej një faze nuk luan me ekipin e parë qoftë edhe një minutë. Këtë sezon, Danso ka luajtur vetëm 26 minuta në dy takime, duke mos bërë pothuajse asgjë.

Related posts

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Delo.autor

Keane kritikon yllin e Anglisë, tifozët e masakrojnë në rrjetet sociale

Isa.Autor

Real e injoron/ Dy super klubet e europës nisin ankandin për Cristianon

Sadik.Autor

Leave a Comment