Futboll Sport

​“ISHE M*T SI LOJTAR, JE M*T SI TRAJNER”/ Nga Mourinho te Ribery: Shpërthimet më FAMËKEQE me fjalë të PISTA

Pasi Franck Riberi shpërtheu në fjalë të rënda gjatë kësaj fundjavë, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, i zgjodhi disa nga shpërthimet më famëkeqe në histori të botës së futbollit, ku përfshihen shumë emra të famshëm.
Gjatë karrierës së tyre në futboll, shumë trajnerë e futbollistë të famshëm ranë pre e kritikave për ta dhe shpërthyen në të shara, të cilat do të mbesin gjithmonë në mendje të tifozëve, transmeton Gazeta Express.

Franck Ribery

“Le ta fillojmë mirë 2019-ën. Le të fillojmë me të zemëruarit, xhelozët, njerëzit që kanë lindur për shkak të keqfunksionimit të kondomëve. Ia bëfshi nënave dhe gjysheve tuaja dhe madje tërë trungut tuaj familjar”, ka thënë Ribery në përgjigje ndaj kritikave pasi që hëngri një copë mishi të larë në ari

“S’ju kam borxh asgjë, suksesin e arrita falë Zotit, vetes dhe familjes sime, dhe miqve që më besuan mua. Të gjithë të tjerët kanë qenë thjesht gurë në këpucët e mia”.

Jose Mourinho

“Mendoj se ai është njëri ndër ata njerëz që i përkasin vojerizmit. Atij i pëlqen t’i shikojë njerëzit e tjerë. Ka djelmosha që kur janë në shtëpi, kanë teleskopë të mëdhenj të cilët i përdorin për të shikuar se çfarë ndodhë në familjet e të tjerëve. Ai flet, flet e flet për Chelsean”, ishte shprehur Mourinho për Arsene Wengerin.

Zlatan Ibrahimovic

“Nuk të lëndova me qëllim dhe e dini çfarë? Nëse më akuzoni përsëri, do t’ua thyej të dy këmbët dhe këtë herë do të jetë e qëllimshme”, kishte thënë Ibrahimovic për pretendimet e Rafael van der Vaart.

Alex Ferguson

“A mendoni se do të bëja kontratë me ata mafiozë? Në emër të Krishtit, nuk ka asnjë mundësi! Nuk do t’ua shitja atyre as edhe një virus”, kishte thënë Ferguson pas spekulimeve të para se Cristiano Ronaldo do të shitej në Real Madrid.

Jesus Gil

“Carreras, Santi dhe Otero nuk janë aspak të mirë. Ata mund të vdesin. E kam seriozisht, disa prej lojtarëve e meritojnë të vdesin”, ka thënë ish presidenti i Atletico Madridit, Jesus Gil.

Roy Keane

“Ishe m*t si lojtar, je m*t si trajner. Arsyeja e vetme pse merrem me ty është se trajner i ekipit kombëtar dhe nuk je as irlandez, more m*t anglez”, kishte thënë ish-lojtari i Manchester Unitedit për ish-trajnerin e Irlandës, Mick McCarthy.

Related posts

“ËSHTË E GJITHA MUNGESË EKSPERIENCE”/ Flet trajneri Daja pas disfatës: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Partizanit

Delo.autor

MERKATO E INTERIT NUK NDALET/ Pas blerjes së Godin, Marotta planifikon dy “goditje” të tjera me “parametra zero”

Delo.autor

LIVE/ River-Boka: Mbyllen në barazim 90 minuta, Superklasikja shkon drejt shtesave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment