Futboll Seria A Sport

“SI NË KOHËT E VJETRA”/ Sheva i del në krah Rinos: Është njeriu i duhur për Milan

Andryi Shevchenko është në përkrahje ish shokut të skuadrës, Gennaro Gattuso.

Gattuso aktualisht është në pozitën e trajnerit tek Milan, ku nuk po arrin që të gjej rezultatet më të mira, e si pasojë po flitet për një shkarkim të mundshëm të tij.

Megjithatë, Shevchenko ka shprehur besimin e tij se Gattuso është njeriu i duhur për “rosonerët”.

“Skuadra duhet të kthehet në Ligën e Kampionëve sepse aty e ka vendin” ka thënë ai për “Gazzeta dello Sport”.

“Gattuso është absolutisht personi i duhur për punën tek Milan” ka insistuar Sheva.

“Është e rëndësishme ta përkrahim atë sepse ai po i jep skuadrës një identitet që i përket. Ai është i duhuri për Milan. Jam i lumtur që skuadra po vazhdon t’i besojë” ka thënë ndër të tjerash ukrainasi.

Kujtojmë se Andryi Shevchenko aktualisht është selektor i Kombëtares së Ukrainës. Ai me Milanin kishte shënuar 175 gola në 322 paraqitje.

Related posts

Gareth Southgate ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze/ Kush ha fast food përjashtohet nga Kombëtarja

Sadik.Autor

E BUJSHME NË FRANCË/ Dështimi në Champions i kushton vendin Tuchel, PSG zgjedh trajnerin që e duan të gjithë

Delo.autor

VIDEO/ Shaqiri ‘fluturoi’ duke gjuajtur me rafishatë, çfarë spektakli!

Q.Autor

Leave a Comment