Formula 1

50 VJETORI I SCHUMACHER/ Ndoshta dhurata më e madhe për atë është të ngrihej

Sa e çuditshme është jeta. Sot je në majë, nesër ndoshta bie në fund… Një rrugë pa krye, ose një labirint nga i cili vështirë mund të dalësh. Vetëm besim dhe mbështetje. Ato që ndoshta sot po mbajnë ende gjallë dhe me shpresë një kampion si Michael Schumacher, i cili ndodhet prej disa vitesh i shtrirë në një krevat, në gjendje kome, pas atij incidenti thuajse tragjik në Alpe, teksa po praktikonte sportin e preferuar pas Formula 1, skitë.

Sot piloti gjerman ka festuar 50 vjetorin dhe ndoshta dhurata më e madhe që do të donte ishte të ngrihej në këmbë dhe fliste. Në karrierën e tij ka garuar për  Jordan, Benetton, Ferrari dhe Mercedes, por tani ndodhet në një gjendje që as familjarët nuk do të donin të shihnin, por sytë ende vazhdojnë të mbeten hapur, ashtu si zemra. Motori i tij është ende në punë.

Plot 7 Kupa Bote, 91 Çmime të Mëdha, 68 Pole Position, por edhe 155 herë në podiume dhe 77 xhiro më të shpejta. Sa shumë statistika, sa shumë numra. Një karrierë e pasur që u ndërpre nga një aksident i mallkuar. Ferrari e uron, ashtu si gjithë bota, por ajo që të gjithë lutemi është: kthehu sërish mes nesh Michael!

Related posts

SKANDAL/ Arrestohet ish-piloti i Ferrarit, nën akuzë për hedhje lëndësh eksplozive

Delo.autor

Carey paralajmëron furtunë: Pa ndryshime, Formula 1 nuk ecën përpara

Q.Autor

FUNDI I NJË EPOKE/ Piloti Raikkonen merr vendimin, tërhiqet nga “Formula 1” pas 20 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment