Futboll Sport

LAMTUMIRË VASILLAQ ZËRI/ Braçe: Do i mungojë të gjithëve, kolegët: Ishte një Messi i vogël

Futbollit shqiptarë do t’i mungojë zëri më i veçantë. Ai zë që ngacmonte me magjitë e tij mijëra zëra që brohorisnin fort nëpër stadiume, si brenda dhe jashtë vendit. Homazhet e fundit për brilantin e teknikës, Vasillaq Zëri kanë sjellë një ditë të trishtë në futbollin shqiptar.

Zëri dribloi tërë jetën, por nuk arriti dot të “driblonte” sëmundjen e rëndë. Për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe kampionin e Dinamos, prezent në ceremoninë e lamtumirës, ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Një humbje tepër e parakohshme, për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit. Dhuronte një spektakël të jashtëzakonshëm. Ishte një lojtar kyç jo vetëm i Dinamos, por i treshes, Zëri-Përnaska-Ballgjini. “-tha Meta. 

Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe shprehu ngushëllimin e tij për këtë humbje të madhe.

Edhe Vasillaq Zëri ishte maestro i futbollit për Shqipërinë. Një prej njerëzve me shenjë në këtë vend dhe që lë një shenjë akoma më të madhe tani. Do i mungojë të gjithëve. “-tha Braçe.

Te kolegët e tij, dhimbja ishte evidente. Lotët nuk mungonin për një talent të shkëlqyer, por edhe për një mik të madh.

Ne do ta mbajmë mend legjendën e viteve 70-80 dhe figurën e Vasillaqit si një nga ikonat e futbollit shqiptar. Model për brezat e rinj.”

“Një njeri i cili gjithmonë ka qënë me këmbë në tokë. Edhe pse pak është zhvlerësuar ndonjëherë nga të tjerët.”

“Në këtë futbollin që kishim ne, e afroj afërsisht me lëvizjet e Messit, pasi bënte gjithë këto driblime.”

“Një super-lojtar. Ndoshta të gjithë kemi debulesë, por është një Messi i vogël.

Related posts

NGA GRUMBULLIMI TEK MOMENTI I GRUPIT/ Gatusso “TËRBOHET”: Pashë një EKIP që të ÇAN TR*PIN…

Delo.autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ Dybala “paralajmëron” Allegrin: Ja vendimi i fundit i Argjentinasit

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Yjet e Francës zbarkojnë në “shtëpinë” e re të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment