Futboll Seria A Sport

SHFAQ PROBLEME NË MBROJTJE/ Roma pranë firmës me një nënkampion bote

Roma prej kohësh ka kërkuar një mbrojtës duke qenë se kanë shfaqur probleme në këtë repart dhe dëmtimet kanë limituar zgjedhjet e trajnerit Di Francesco.

Për këtë klubi verdhekuq është duke negociuar me Besiktas për të marrë shërbimet e Domagoj Vida. Ka qenë gazetari Gianluca Di Marzio, i cili ka zbuluar këtë tratativë që po kryhet në ditët e fundit të merkatos.

Vida kaloi në Turqi janarin e shkuar, por që pas Botërorit një sërë klubesh u vunë pas tij. Mësohet se 29-vjeçari i është ofruar Interit fillimisht, e më pas Fulhamit në Angli, por është cilësuar si një blerje e shtrenjtë. Tani është Roma që ka bërë progres në negociatat me kroatin dhe shumë shpejt mund të ketë akord edhe me Besiktas.

Related posts

PIKANTET NË SFIDËN KUKËS-TEUTA/ “Verilindorët” thyejnë pankinën, në stadium mungonte… Gjici

Delo.autor

E pabesueshme, vëllain e Pol Pogba e rrahin shokët e vet në fushën e lojës (VIDEO)

Sadik.Autor

Befason komentatori shqiptar: Në Botëror jam tifoz me Serbinë, sepse…

Sadik.Autor

Leave a Comment