Moto GP

BOTËRORI 2019 I MOTO GP/ Prezantohet “përbindëshi i kuq” me të cilin Dovizioso synon të ndalë Marquez (FOTO)

Botërori 2019 i Moto GP do të ketë si pretendent për titull sërish pilotin italian Andrea Doviziozo, që këtë vit shpreson të bëjë hapin e madh. Pas dy sezonesh i dyti, pas spanjollit Marc Marquez me Honda, piloti italian synon që këtë vit të thyejë tabunë. Dhe, për të arritur objektin, shpreson te ndihma e motorit Ducati.

Sot pasdite është bërë prezantimi i Ducatit, motorit italian që garon në Moto GP dhe konkurron përballë rivalëve japonezë të Honda, Yamaha e Suzuki. Misionin “të fitojmë sot” ishte ai që shoqëroi ceremoninë e prezantimit të motorit të kuq, që gjatë vitit 2019 do të pilotohet nga dyshja italiane Dovizioso-Petrucci.

“Titulli është një sfidë e vështirë, por në dy sezonet e fundit jam renditur i dyti. Jam i kënaqur nga paraqitjet e mia dhe nga motori që kam në dispozicion, me të cilin shpresoj të ndaj Hondën dhe Marquez. Kemi mësuar shumë nga sezoni i fundit, e njoh mirë kapacitetin dhe fuqinë e motorit dhe së bashku mund të fitojmë titullin”, tha Dovizioso.

Related posts

Zyrtare, “Doktori” do të “operojë” në pistë deri në moshën 41 vjeç

Q.Autor

Jorge Lorenzo nuk kërkon të shpërqendrohet, ka objektiv vetëm titullin

Sadik.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Delo.autor

Leave a Comment