Moto GP Sport

MOTO GP/ Prezantohet Yamaha, Valentino Rossi përgatit sezonin e lamtumirës (VIDEO)

Mesditën e sotme është prezantuar motor japonez Yamaha, që pilotohet nga italiani Valentino Rossi dhe spanjolli Maverick Vinales. Ky i fundit ka siguruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2022, ndërsa për legjendën italiane të Moto GP ky do të jetë sezoni i fundit me këtë motor. Yamaha ka konfirmuar se në vitin 2021 motorin e saj zyrtar do ta pilotojë francezi Fabio Quartararo (aktualisht me Yamaha Petronas), që do të zërë vendin e Rossi.

Duke folur për këtë ndryshim të madh të karrierës së tij, që mund ta çojë edhe nga tërheqja përfundimtare nga sporti, Rossi tha: “Ishte e vështirë të merrje vendimin për të mos pilotuar Yamaha zyrtare në vitin 2021. Gjithsesi, për largimin tim përfundimtar ka ende kohë, por nëse nuk do të jem kompetitiv do të largohem. Shpresoj që Yamaha e këtij viti të jetë kompetitive dhe të dueloj për titullin”.

“Objektivi im është të garoj edhe në vitin 2021 dhe falënderoj Yamaha për mbështetjen që më dha, duke më ofruar një vend te Yamaha Petronas”, tha piloti 41-vjeçar italian.

Related posts

Inter pas Kovacic kërkon dhe mesfushorin portugez

Sadik.Autor

REAL MADRIDI HUMB BESIMIN NDAJ UELLSIANIT/ Menaxheri i Bale sulmon: Ky brez t’i puthin këmbët atij…

Delo.autor

Allegri ka kritika: Pasi shënuam 2 gola, sikur na zuri gjumi

Delo.autor

Leave a Comment