Moto GP

Lorenzo: Po pres fitoren, por gjërat s’janë aspak mirë

Botërori 2018 në Moto GP për pilotin spanjoll Jorge Lorenzo mbetet end enjë katastrofë, pasi ka grumbulluar vetëm 1 pikë pas dy garave të para, shumë pamk për një kampion bote dhe që synon të dominojë këtë sezon me motorin Ducati.

Një kampionat zhgënjyes, shumë larg pritshmërisë edhe pse spanjoll pret që gjërat të ndryshojnë në garat e ardhshme. “Gjërat nuk janë aspak mirë, kjo është e vërteta. Në garën e fundit pata edhe një problem me gomën, garuam me atë të gabuarën dhe kjo ndikoi në rezultat”, u shpreh Jorge Lorenzo.

Gjithsesi, ish-kampioni i botës në Moto GP shprehet se nuk mund të hedhë poshtë gjithçka është bërë deri më tani. “Ka mjaft gjëra pozitive që duhet të marrim nga këto dy gara, pasi në pistën e lagur ishin ndër më të shpejtët, ndërsa në pistë të thatë vuajtëm disi.

Por është koha që të kthehemi kompetitivë dhe të rikuperojmë sa më shpejt këtë diferencë që kemi me rivalët, pasi koha fluturon shpejt. Sezoni është ende i gjatë, ndaj i kemi mundësitë për të treguar se kush jemi dhe të korr suksesin e parë me motorin Ducati”, tha Lorenzo.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha letër “Doktor” Rossit: Ti dhe unë kishim moton “Ose garojmë, ose vdesim”

Delo.autor

NUK FITON NË 21 GARA/ “Doktori” presion drejtuesve për një motor më konkurues

Isa.Autor

PROVAT ZYRTARE TË JAPONISË NË MOTO GP/ Triumfon Marquez, Valentino Rossi i 10-ti (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment