Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Pa Messi dhe Suarez, Barcelona e pëson nga Levante

Barcelona ka humbur ndeshjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey. Levante ka mposhtur gjigantët katalanas me rezultatin 2-1 në Estadi Ciutat de Valencia.

Nuk ishte një mbrëmje e mirë për të besuarit e Ernesto Valverde-s, i cili kishte zgjedhur të bënte rotacion, por prapëseprapë kishte në fushë lojtarë me kualitet të madh si Coutinho apo Dembele.

Kjo ishte ndeshja e parë që pas janarit të vitit 2017 që Barcelona ndëshkohet me dy gola që në pjesën e parë në një ndeshje të Copa del Rey.

Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk janë aktivizuar në këtë sfidë, por duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, padyshim që në ndeshjen e kthimit në Camp Nou do të zbresin në fushë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ De Biasi: Është një situatë e pabesueshme, si mund të luhej në Liverprul me tifozë?!

Delo.autor

BËN PARASHIMIN PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Gazetari i njohur spanjoll: Messi bën gati valixhet nëse…

Delo.autor

DËSHTIMI NË FIANLEN E “KUPËS SË FRANCËS”/ Trajneri i PSG-së merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment