Futboll Seria A Sport

ZV. PRESIDENTI I JUVENTUSIT/ Pavel Nedved konfirmon: Do të “PREHEM NË PAQE” vetëm kur “Zonja e Vjetër të…

“Do të prehem në paqe vetëm kur Juve te fitojë Champions League”, më qartë se kaq nuk mund të flasë Pavel Nedved, i cili konfirmon se tashmë Juve ka arritur në një pikë ku asgjë nuk i bën përshtypje, nëse nuk fiton trofeun më të rëndësishëm në kontinent për klube, që bardhezinjtë nuk e kanë fituar ende në shekullin e ri.

Zëvendëspresidenti i klubit italian ka folur për anglezen Telegraph, në prag të sfidës ndaj Atletico Madrid në Champions, duke u ndalur edhe te Cristiano Ronaldo: “Ai është shumë më tepër se një futbollist i thjeshtë. Kur e përshkruaj Juven, është pikërisht si ai: Ronaldo është fiks lojtar për Juventusin. Ka mentalitetin perfekt”.

Nedved mahniste në fushë, për mentalitetin e tij luftarak, por njësoj është edhe si drejtues: “Ndjej gjithnjë përgjegjësinë që të mos zhgënjej askënd. Gjithnjë ka qenë kështu. Kur isha futbollist ishte më e lehtë, përqendrohesha te vetja.

“Mënyra ime e të parit të futbollit ndoshta më ka bërë më të dashur për tifozët, kam një lidhje shumë të fortë me ta”.

Related posts

Manchester United ka nevojë për një yll dhe Mourinho mendon për James Rodriguezin ta sjell në “Old Trafford”

Q.Autor

Konfirmohet/ Ciro Immobile qëndron tek Lazio

Q.Autor

NGATËRRESA NË SHORTIN E CHAMPIONS LEAGUE/ Kush përfitoi dhe kush humbi nga rrotullimi i goglave

Delo.autor

Leave a Comment