Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME FLAMURTARIN/ Zv. trajneri Mehmeti: Duhet të tregohemi profesionistë, do festojmë kur…

Zëvendës trajneri i Partizani, Dritan Mehmeti, që ishte në krye të pankinës së kuqe sot, me pezullimin e Gegës, foli pas fitores me Flamurtarin, deklaroi:

Fitore 0-3. Titulli diçka e mbaruar?

Duhet të tregohemi profesionistë, dhe të shohim se futbolli ka treguar të papritura. Do festojmë kur ta lejojë matematika.

Festa në derbi?

Do ishte kënaqësi, se luajmë në fushën tonë. Tifozët do na e shpërblejnë me pjesëmarrjen e tyre, por nuk bëjmë llogari të tilla.

Çfarë ndodhi me Trashin para ndeshjes? Si është që të mundësh një dinamovit si Daja?

Trashi është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, por është gjaknxhetë. E menaxhoi mirë situatën, dhe bëri një paraqitje të mirë. Për sa i përket Dajës, e përshëndes se është kolegu im, kam marrë shumë nga ai. Dhe është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

Pse jo Hebaj sot?

Ne menduam që të bëjmë një presing në 1/3 e fushës, për t’i dhënë epërsi Flamurtarit, e ta kapim në kundërsulm. Mala, Mensah dhe Asani janë të shpejtë, dhe e interpretuam në këtë mënyrë lojën. Na dha të drejtë kjo vendosje.

Related posts

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SAN MARINOS/ Kapiteni Hysaj: Kjo fitore do të na karikojë për ndeshjen e radhës

Delo.autor

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

Sadik.Autor

Leave a Comment