Boks MMA

E ARDHMJA E KAMPIONIT RUS/ Joe Rogan rrëfen: Khabib do të kalojë në një peshë tjetër, ja 3 sfidat e mëdha për të

Të gjithë presin që Khabib “The Eagle” Nurmagomedov të marrë një dënim të lehtë nga Komisioni i Sportit në Nevada, pas përfshirjes në një sherr masiv në fund të eventit UFC-229. Në këtë event, rusi mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë, duke mposhtur me “submission” irlandezin Conor McGregor. Nëse dënimi do të jetë i lehtë, atëherë për Khabib janë të shumta mundësitë për të ardhmen.

Në një emision televiziv, gazetari e komentatori i njohur i UFC-së, Joe Rogan kishte të ftuar legjendën e peshës së rëndë në boks, Mike Tyson. Duke folur për Khabib Nurmagomedov, ata dhanë opinionin e tyre në lidhje me të ardhmen e kampionit rus.

Joe Rogan u shpreh: “Khabib mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. Unë mendoj se ai është luftëtari më i mirë i të gjitha kohërave, një përbindësh në kafaz. Mund të vazhdojë të qëndrojë në këtë Divizion ose të kalojë një Divizion më lart, ku ka disa rivalë të fortë e duele të bukura. Sfida ndaj Tony Ferguson është një përballje e vështirë për Khabib, duel që do ta shihja me kënaqësi. Por edhe nëse shkon një Divizion më lart do të ishte interesante”.

Më tej, Joe Rogan shtoi: “Nëse ngjitet në një peshë më lart, do të ketë përbnallë Tyron Woodley, gjithashtu kampion bote në artet marciale mikse. Ndoshta mund të kemi një sfidë ndaj Georges St-Pierre, në rast se kanadezi vendos të rikthehet në kafaz, çka do të ishte një sfidë e madhe. Unë besoj se Khabib ka mbyllur punë në këtë Divizion dhe do të kalojë në një peshë tjetër”.

Related posts

Rikthehet Manny Pacquiao, më 14 korrik sfidon Lucas Matthysse

Sadik.Autor

DEL E VËRTETA/ PAMJET E REJA tregojnë se McGregor nuk ka qenë I PAFAJSHËM (VIDEO)

Isa.Autor

DUELI I DEKADËS/ Wilder-Fury me revansh në rast britaniku fiton titullin kampion

Isa.Autor

Leave a Comment