Formula 1

“BRAKTIS” HAMILTONIN/ Toto Wolff zbulon kampionin e ardhshëm të Formula 1

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka konfirmuar sot se piloti që këtë sezon do të debutojë në Formula 1 do të jetë kampioni i ardhshëm në këtë sport. Wolff deklaroi se britaniku George Russell, 20 vjeç, debutues këtë sezon me Williams, do të shpallet kampion bote në Formula 1 pas 2-3 sezonesh.

“Russell e njoh që kur ishte 15 apo 16 vjeç dhe kuptova se do të vijë një ditë në Formula 1. Kjo gjë ndodhi. Tani parashikoj një të ardhme të ndritur të tij, pasi ka reflekse të jashtëzakonshme. Është inteligjent dhe di të pilotojë shkëlqyeshëm”, tha Wolff.

Më tej, shefi i makinës gjermane shton: “Ky sezon i parë do të jetë i rëndësishëm për të për t’u ambientuar me Formula 1. Unë mendoj se pasi të largohen kampionë si Hamilton e Vettel do të shohim Russell që do të duelojë për titull”. Deklaratë kjo që ka shijen e një ftese që shefi i Mercedes i bën talentin britanik për të ardhmen, për të pilotuar makinën gjermane.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin e madh: Ja çfarë nuk funksionin tek makina

Delo.autor

FORMULA 1/ Doli pozitiv me COVID-19, piloti rikthehet në pistë pas 2 javësh karantinë

Delo.autor

FORMULA 1/ Surpriza, Ferrari nis bisedimet me pilotin gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment