Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE ME GOLEADË/ Kastrioti i shkakton humbjen më të thellë Gjirokastrës në shtëpi

Kastrioti doli me një fitore të thellë nga java e 19-të në Kategorinë Superiore, teksa mundi brenda në Gjirokastër Luftëtarin, me shifrat 1-5. Shumë shpejt. Shifrat u zhbllokuan nga Xhunior, që në minutën e 10-të, ku pas një pasigurie të portierit Ruçi, me portën e boshatisur braziliani shënoi.

Në fundin e pjesës së parë, krutanët dyfishuan, me penalltinë e Markut, e cila u fitua pas një bërryli të kapitenit Rapa. Me nisjen e pjesës së dytë, bluzijntë u hodhën për të kërkuar barazimin, dhe e gjetën me Filin me kokë, ne minutën e 70-të.

Luftëtari-Kastrioti 1-5

GOL: Fili 70′ / Xhunior 10′, Marku pen. 45+5′, 83′, Rami 86′, T. Marku 90′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Luftëtari-Kastrioti 1-5

93’ Dunga i vetëm me portierin Puja, gabon duke goditur jashtë portës.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ GOOOOL Taluant Marku pas një goditje të fortë nga jashtë zone.

86’ GOOOOL “Poker” i Kastriotit. Rami shënon teksa i vidhet mbrojtjes gjirokastrite, pas një krosimi mjaft të bukur të Xhunior.

83’ GOOOL Kastrioti siguron tre pikët me golin e tretë. Marku shënon pas i vjedh një top Hantit, dhe me një goditje nga jashtë zone, mposht Ruçin.

79’ Tjetër zëvendësim i Devollit te Kastrioti. Largohet Vatnikaj, në fushë Adolf Selmani.

76’ Vetëm disa sekonda në lojë, dhe Oshafit i mbetet një top në zonë nga goditja e këndit, godet, por topi përfundon shumë pak jashtë shtyllës.

76’ Lë fushën e lojës Husein i dëmtuar, futet Rami. Nga ana tjetër, kryen zëvendësim edhe Luftëtari, Oshafi në vendim e Demos.

72’ Luan disa sekonda me një lojtar më pak Kastrioti, pasi Husein doli nga fusha për një dëmtim që pësoi, teksa Luftëtari zhvillonte aksionin e golit.

70’ GOOOL Fili shkurton shifrat për Luftëtarin me kokë, pas një harkimi mjaft të gjatë të Hoxhës.

66’ Goditje krejtësisht e gabuar nga Dunga, pasi shërbehet nga Fili në të djathtë të zonës.

63’ Rapa hedh një top të gjatë në sulm, Dunga me kokë ul për Filin në hyrje të zonës, ky i fundit godet, por Puja pret.

62’ Provon sërish Kastrioti. Marku nga e djathta, spostohet për në qendër, me të majtën provon, por Ruçi kontrollon.

60’ Bardhi nga e majta lëviz bukur, dhe kalon dy kundërshtarë, pason tek Ymeraj në hyrje të 16-shes, por goditja e këtij të fundit shkon mbi traun e portës.

56’ Demo kroson në zonë, Dunga godet dobët me kokë, dhe portieri Puja kontrollon.

53’ Faull në sulm te Luftëtari, ku Ndreca goditet në kokë pas një dyluftimi ajror.

48’ Karton i verdhë te Kastrioti, Marku ndëshkohet pasi nuk lejon kundërshtarët të nisin një top nga goditja e lirë.

46’ Nis pjesa e dytë në stadiumin e Gjirokastrës. Zëvendësimi i parë, Ilijevski në vendin e Akçës.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Kastrioti 0-2

45+5’ GOOOL Shënon Kastrioti, me Markun nga pika e bardhë e penalltisë.

45+2’ Rapa shkakton faull brenda zone ndaj Roxher me bërryll, edhe pse topi kontrollohej nga Ruçi, dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Penallti për Kastriotin.

45’ 3 minuta shtesë.

40’ Tjetër karton i verdhë tek Kastrioti. Ndëshkohet Shehu për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Filit.

32’ Shënon Luftëtari me Dungën, pasi u shërbye nga Rrapo, por anësori Tartari akordin pozicion jashtë loje për Rrapon në momentin kur u shërbye.

28’ Krosim i lartë në zonë nga Xhekson, Dunga nxjerr Hantin, por arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje për Dungën.

28’ Krosim i lartë në zonë nga Xhekson, Dunga nxjerr Hantin, por arbitri anësor akordon pozicion jashtë loje për Dungën.

26’ Karton i verdhë për Vatnikajn, pas një ndërhyrje në sulm.

19’ Aksion mjaft i bukur për Luftëtarin. Fili nga e djathta, fut në qendër të zonës një top për Dungën, por ky i fundit nga fare pranë , nuk shtyn dot drejt rrjetës, por dëmton portierin e Kastriotit, Puja.

17’ Vazhdon sulmon Kastrioti, me vendasit që duken të shokuar nga goli i pësuar që në minutat e para.

15’ Roxher driblon me lehtësi Aleksin nga e djathta, dhe në fundore provon portën, por Ruçi në pozicion çon topin në goditje këndi.

10’ GOOOL Shënon Kastrioti me Xhunior. Marku lëshon një goditje të fortë, nga goditja e dënimit, Ruçi grushton por topi mbetet në zonë. Është Marku që ndjek aksionin, pason tek Vatnikaj, ky i fundit lë tek Roxher Xhunior, dhe me portën e boshatisur braziliani nuk fal.

8’ Godet Rrapo nga jashtë zone, pas një pasimi që merr nga goditja e këndit, por e majta shkon jashtë portës.

1’ Godet që në sekondat e para Aleksi, provon me një goditje nga jashtë zone, por topi devijohet në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

Related posts

Në pritje të zyrtarizimit të Zazës, kjo është goditja e radhës nga Milani

Isa.Autor

UELLS-SHQIPËRI/ Mbrojtësi Kumbulla: Po pres me padurim që të përballem me Gareth Bale, Ronaldo… emocionues

Delo.autor

De Gea mban në ‘ankth’ Mourinhon, Reali pret pas derës!

Q.Autor

Leave a Comment