Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Neymar do të operohet sërish, ja sa do të mungojë

Lajmet e fundit që vijnë nga Franca nuk janë aspak të mira në lidhje me brazilianin Neymar. Së fundi L’Equipe ka bërë me dije se sulmuesi duhet të operohet patjetër pasi ka thyer kockën e pestë të këmbës së tij, i njëjti dëmtim si një vit më parë, që e mbajti jashtë fushe për pjesën e dytë të sezonit.

Sot, në Paris ka udhëtuar mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili e operoi një vit më parë. Ka qenë trajneri i “Selecao”, Tite, i cili e ka përcjellë mesazhin në Brazil dhe mjeku sot ka udhëtuar drejt Francës për të ndjekur nga afër situatën e 26-vjeçarit.

Të gjitha rrugët e çojnë drejt operacionit dhe rikthimi i tij në fushë parashikohet të jetë pas datës 15 mars sepse koha e rikuperimit të tij do të jetë të paktën 45 ditë. Kjo do të thotë se Neymar do të humbasë dy ndeshjet kundër Manchester United në Champions League, po ashtu rrezikon edhe çerekfinalet, nëse PSG ia del të kualifikohet.

Related posts

MAN CITY NUK DI TË NDALET/ Shënon dy gola të shpejt me anë të Jesus dhe Zinchenko (VIDEO)

Delo.autor

300 MILIONË STERLINA/ Ja formacioni me super yjet që janë shitur ndër vite nga Ajaxi (FOTO)

Delo.autor

Southampton thyen rekordin e transferimeve në merkato, realizon blerjen më të shtrenjtë në histori

Q.Autor

Leave a Comment