Futboll Premier League Sport

CHELSEA NË KOMISION DISIPLINOR/ FIFA vendos të hetojë shkeljen e rregullores për…

Pas Barcellonas dhe Atletico Madrid, edhe Chelsea rrezikon t’i bllokohet merkato. Motivi është gjithmonë i njëjti: federimi i disa futbollistëve minorenë. FIFA, në fakt, është duke hetuar mbi shkeljen e rregullores në lidhje me blerjen e më shumë se 100 futbollistësh të ardhur nga jashtë kufinjve të Britanisë së Madhe.

Gjithçka nisi vitin e shkuar, kur u sinjalizuan 25 raste lojtarësh të hetuar sezonin e shkuar. Pas një tjetër verifikimi, komisioni disiplinor i FIFA-s vendosi që të hetojë më në thellësi, duke analizuar më shumë vite dhe nga librat, të shfaqura nga Chelsea në komisionin disiplinor, janë evidentuar më shumë se 100 raste.

Sipas rregullores, klubet nuk mund të afrojnë lojtarë të huaj nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur prindërit e tyre nuk kanë emigruar për motive jo të lidhura me futbollin ose kur vendi i lindjes së lojtarit është 50 km nga kufiri kombëtar (tjetër përjashtim lidhet me futbollistë mes moshës 16 dhe 18 vjeç që transferohen brenda Bashkimit Europian). FIFA është duke përpunuar vendimin final, me rrezikun konkret për bllokun e merkatos, ashtu si është parë në të shkuarën.

Klubi ku stërvit Maurizio Sarri ka shpjeguar se ka bashkëpunuar me FIFA-n, në mënyrë të qartë, duke u mbrojtur dhe shpjeguar se shumë lojtarë që kanë përfunduar në këtë hetim janë pjesë e Akademisë ose janë në provë, pa firmosur kontratë. FIFA heton dhe lëviz, Chelsea dridhet.

Related posts

NDARJA NË “PAQE”/ Valverde: Dembele ka disa gjëra që lojtarët e tjerë nuk i kanë

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Vajza më SEKSI e motit e ZHGËNJYER nga futbollistët, lojtarët NUK më…(FOTO)

Isa.Autor

NIS ME RINOVIMET E KONTRATAVE/ Juventus “blindon” zbulimin këtij sezoni, arrin akordin me…

Delo.autor

Leave a Comment