Futboll Seria A

E BUJSHME/ Zbulohet tentativa e veçantë e tifozëve për të marrë Icardin

Zërat për një largim të Mauro Icardit nga Inter nuk kanë ndërmend të ndalen, veçanërisht gjatë kësaj jave të mbushur me zhvillime, nga gjoba që ka marrë lojtarit për kthimin me vonesë në stërvitje te mungesa e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me zikaltrit.

Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e kapitenit të Inter, ka përmendur katër skuadra që janë të interesuara për argjentinasin, mes të cilave është edhe një angleze.

Kjo skuadër duket se është Chelsea, tifozët e së cilës shikojnë te Maurito sulmuesin që i mungon Maurizio Sarrit dhe për këtë arsye kanë nisur një mbledhje fondesh në “gofundme.com” për të grumbulluar një shumë prej 100.000.000 eurosh që do t’i ndihmonte ta merrnin Icardin në Londër.

Por, të paktën për momentin, nuk është bërë akoma asnjë derdhje.

Related posts

OPERACIONI “KEPA”/ Chelsea, zgjidhja për problemin 80 milionësh vjen nga Spanja

Delo.autor

U DËMTUA BRAVO/ Man City shumë PRANË portierit MADRILEN, gati firma me…

Isa.Autor

SYNON TË MBYLLË ÇËSHTJEN “PREMIER”/ Guardiola: Jemi në situatë ideale, për parada dhe festa do të…

Delo.autor

Leave a Comment