Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Partizani bën goditjen e dytë, akord me mesfushorin vlonjat

Pas mesfushorit të krahut, Fatjon Jusufi, që vjen nga Renova e Tetovës, Partizani bën një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin vlonjat, Alesio Hyseni.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mesfushori qendror, që vetëm sot prishi kontratën me Flamurtarin, ka rënë dakord me drejtuesit e kuq dhe nesër pritet të hedhë firmën në kontratë. Hyseni është rritur në akademinë e Periuxhias në Itali dhe në fazën e parë të këtij kampionati ka qenë titullar te kuqezinjtë vlonjatë. Mirëpo, hapësirat për të erdhën duke u zvogëluar në fazën e dytë, teksa qëndroi në stol në shumë ndeshje. Hyseni kërkoi vetë largimin nga Flamurtari dhe tashmë do të nisë një aventurë të re te Partizani.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” NUK DORËZOHET/ Messi iu bën sërish premtim tifozëve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Cancelo: Inter ka skuadër për të përfunduar në top katërshe

Q.Autor

LeBron 45 pikë, Cleveland shkon në gjysmëfinalet e play off-it

Sadik.Autor

Leave a Comment