Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Liverpooli duhet të “sakrifikojë” tifozët për një sulmues

“Anfield”. Do të mjaftonte kjo fjalë për të nisur diskutimin. Të gjithë e dinë se është një nga stadiumet më të zjarrtë në botë. Tifozët e Liverpool-it njihen kudo për pasionin me të cilin këndojnë koret e tyre dhe për atmosferën që krijojnë në stadium. Pa ata, në fakt, “Anfield” do të ishte vetëm një strukturë e ftohtë. Problemi është se Liverpool mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga gjithë ajo zhurmë e mrekullueshme, që tremb kundërshtarët dhe karikon skuadrën, për një lojtar.

Jo, nuk bëhet fjalë për një këmbim të çuditshëm të merkatos. Siç ka bërë të ditur “Mirror”, Liverpool po interesohet për sulmuesin e ri të Leipzig, Timo Werner. Djaloshi pëlqehet shumë nga “Të Kuqtë” si zëvendësues i mundshëm ose shok reparti i Firmino-s, në momentin që Klopp do të vendoste të ndryshonte modulin. Po çfarë lidhje kanë tifozët me këtë histori?

Siç dihet, veçanërisht në Gjermani, sulmuesi i Leipzig ka disa probleme me dëgjimin. Kjo është zbuluar kur lojtari i ka kërkuar zëvendësimin trajnerit Hassenhutl gjatë ndeshjes së Champions League kundër Besiktas, sepse tifozët bënin shumë zhurmë dhe ai nuk dëgjonte mirë. Me sa duket ky shqetësim i krijon lojtarit probleme me ekuilibrin dhe humbje të mundshme ndjenjash. Sipas disa burimeve, ky shqetësim mund t’i ketë kushtuar edhe kalimin te Real Madrid.

Çfarë do të bëjë Liverpool-i nëse operacioni do të mbyllet me sukses? Do të përfshijë një klauzolë në kontratë që do të detyrojë klubin t’i japë disa tapa për t’i mbajtur në veshë gjatë ndeshjeve (e ka bërë edhe në të kaluarën), apo do t’i kërkojë tifozëve të “bërtasin me zë të ulët”?

Related posts

“LEGJEONARTËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen yjet “kuqezi”…

Delo.autor

JUVENTUS NDRYSHON “LËKURË”/ Ja fanella e re të kampionëve të italisë për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Shpërthen festa e ‘çmendur’ në dhomat e zhveshjeve për kualifikimin

F.autor

Leave a Comment