Futboll La Liga Sport

TRONDITET REAL MADRITI/ Solari: “Benzema ka thyer gishtin e dorës së djathtë”

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari e ka konfirmuar dëmtimin e Karim Benzema, i cili ka thyer gishtin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betisit.



Benzema u rrëzua mbi dorën e tij të djathtë dhe kishte dhimbje para se të largohej nga fusha e blertë.

Solari tha se francezi e ka thyer gishtin, mirëpo nuk dha informacione se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Benzema ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitjet e tij në këtë sezon.

Kujtojmë që Real Madridi mori fitore me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Betisit në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të La Ligas.

Related posts

HISTORIKE/ Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos Pandev

Delo.autor

E ULI RROGËN PËR BARCELONËN/ Levandovski: Do kthehem te Bajerni…

F.autor

E BUJSHME/ Shans i artë për Manaj, trajneri Koeman e grumbullon me ekipin e parë të Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment