Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Penalltitë dërgojnë Chelsean në finalen e Carabao Cup

Chelsea është kualifikuar në finalen e Carabao Cup pasi ka mposhtur Tottenham 4-2 me penallti.

Pasi 90 minutat përfunduan 2-1, me ndeshjen e parë që kishte dalë 1-0 për Spurs, skuadrat duhet të goditnin penalltitë për të vendosur finalistin.

Dhe fati ka qenë me Blutë të cilët e kanë merituar pasi e kanë kërkuar më tepër fitoren gjatë 90 minutave.

Vendasit u treguan të saktë te penalltitë, ndërsa Dier dhe Moura gabuan për vizitorët të cilët kishin shumë mungesa në formacion.

Ndeshja kishte një ritëm të lartë dhe shumë emocione, si gjithmonë në derbin mes Spurs dhe Blues.

Ishte Kante ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Hazard të dyfishonte përpara pushimit. Megjithatë goli i Llorente bëri që loja të shkonte në penallti pasi ndeshja e parë ishte fituar 1-0 nga Tottenham.

Chelsea-n e pret Manchester City në finalen e madhe.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Një skandal spiunazhi kërcënon “Katalanasit”, kapet mat i dërguari i Valencias

Delo.autor

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Delo.autor

SFIDA NDAJ FERENCVAROS NË CHAMPIONS/ Pirlo: Më në fund jemi shumë tani dhe…

Delo.autor

Leave a Comment