Futboll Sport

RRËNQETHIN TIFOZËT E CARDIFF/ Kanë një mesazh për Sala: Nuk të pamë kurrë por të duam gjithmonë (FOTO)

Zhdukja e mistershme e Emiliano Salës ka tronditur mbarë opinionin sportive. Argjentinasi u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Kardifit javën e shkuar, por nuk arriti të debutonte kurrë me këtë skuadër.

Avioni me të cilin sulmuesi udhëtonte u zhduk në kanalin anglez që nga e hëna, ndërsa pas katër ditësh kërkime, sot policia vendosi t’i ndërpresë kërkimet për gjetjen e lojtarit dhe pilotit.

 Tifozët e Kardifit ka ditë që lutën për lojtarin, ndërsa sot janë mbledhur pranë stadiumit, teksa kanë shpalosur një pankartë emocionuese ku shkruhej:

“Nuk të pamë kurrë duke luajtur, nuk të pamë kurrë duke shënuar, por Emiliano do të duam gjithmonë më shumë”.

Related posts

ZYRTARE/ Një mesfushor për PSG, kontratë për 5 sezone

F.autor

ZBULOHEN PRAPASKENTAT E MERKATOS/ Ja arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga ylli francez

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Hungari-Francë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment