Futboll La Liga Sport

GATI PËR TË NDRYSHUAR SITUATËN/ Përdorin “klauzolën e frikës” për të dalë nga kriza

Real Madrid nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe është gati të bëjë gjithçka për të ndryshuar situatën. Sipas shtypit spanjoll, në fakt, madrilenët do të përdorin “clausola del miedo” (klauzola e frikës) në ndeshjen që do të luajnë kundër Leganes në Kupën e Mbretit.

Leganes ka dy lojtarë të Real Madrid në formacionin titullar, Lunin dhe Rodriguez. Kështu, për të patur një siguri më të madhe për kualifikimin dhe për të mos përsëritur ndeshjen e vitit të kaluar, pikërisht kundër Leganes (humbje në “Bernabeu” dhe eliminim nga kupa), drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të shfrytëzojnë këtë klauzolë të veçantë që është e pranishme në kontratat e dy lojtarëve.

Duket pothuajse e pabesueshme që skuadra që ka fituar më shumë trofe në vitet e fundit të përdorë “hile” të tilla para një kundërshtari që mban vendin e gjashtëmbëdhjetë në La Liga.

Related posts

PAS 7 MUAJ AGJERIM/ Goli i parë për vitin 2021, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Danimarkë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Real Madrid nis “LUFTËN” pas Edin Dzekos

Isa.Autor

LIBRI AUTOBIOGRAFIK/ Totti: Spalletti më dëboi nga Roma, ishte dënimi më poshtërues

Isa.Autor

Leave a Comment