Futboll Sport

SI GJITHMONË KRIJON DEBAT/ Maradona zbulon problemin kryesor të Messit

Messi si Maradona? Harrojeni… Kur flitet për Argjentinën, peshorja vazhdon të anojë nga ana e “Pibe de Oro”, fituesi i Kupës së Botës me bardhekaltrit në Meksikë 1986-të. “Pleshti” i ka shkuar shumë afër në Brazil 2014-të, kur përfaqësuesja e tij u mund nga Gjermania në finale.

Gjërat kanë shkuar më keq në Botërorin e 2018-ës, me Jorge Sampaoli-n në stol. Maradona ka dalë në mbrojtje të Messi-t gjatë turneut, duke ndryshuar mendim pas eliminimit të “Albiceleste-s”. Para ndeshjes me Nigerinë në fazën me  grupe, ai ka qenë shumë i qartë: “Messi? I dua të mirën, ai nuk ka faj”.

Ëndrrat e Argjentinës janë shuar në 1/8-at nga Franca, që më pas fitoi Botërorin. Eliminimi ka qenë një zhgënjim për të gjithë vendin, duke përfshirë edhe “El Pibe de Oro”, i cili ka sulmuar yllin e Barcelona-s në mesin e tetorit për faktin se shkon 20 herë në banjë para një ndeshjeje. A mund të mungonte një thumbim tjetër në fillimin e 2019-ës?

Siç ka shkruar “Ole”, Maradona është kthyer të flasë në konferencë për shtyp pak ditë pas shtrimit në spital për një hemorragji të brendshme dhe deklaratat e tij, si gjithmonë, kanë krijuar debat. “I dua të mirën Leo Messi-t. Do të doja të ishte një lider, por nuk do të jetë kurrë, sepse jeton në botën e tij me familjen e tij”.

Messi nuk ka uri? Nuk duket kështu kur shikon koleksionin e trofeve të “Pleshtit”, por Maradona ka tjetër mendim.

Related posts

BËHEN PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Bashkëshortja e Lorik Canës publikon pozën e parë me vajzën e porsalindur (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Sarri: Mendoj se po shkojmë në rrugën e…

Delo.autor

Barcelona ofron para dhe një lojtar për mesfushorin e Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment