Futboll Premier League Sport

HAP LEGJENDASH/ Solskjaer drejt historisë dhe Tottenham në “mes”

Na ishte një herë Jose Mourinho… Ish-trajneri i Manchester United është harruar sikur të kenë kaluar dekada nga periudha e tij në stolin e Red Devils dhe tashmë të gjithë janë të çmendur pas Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi është kthyer në shtëpi pa zhurmë, ka pranuar rolin e trajnerit të përkohshëm, të atij që i duhet të qetësojë ambientin në pritje të trajnerit të vërtetë në verë. Megjithatë, thellë-thellë Solskjaer e di se ky është shansi i jetës dhe nëse e mbërthen fort, do të bëhet legjendë edhe si trajner, sepse si futbollist është një mit në Old Trafford.

Ish-nxënësi i të madhit Alex Ferguson e ka kaluar që tani mësuesin, sepse fitorja e arritur sot në Newcastle ishte e katërta rresht në po aq ndeshje të drejtuara.

Në këtë mënyrë, Solskjaer djeg rekordet dhe imiton legjendarin Matt Busby, i vetmi trajner në historime United që e kishte nisur me 4 fitore rresht, në 1948.

Shorti deri tani ka qenë i favorshëm, do thotë ndokush, por gjithë mosbesuesit tashmë presin sfidën e pas pak ditëve, kundër Tottenham në Londër. Ai është testi real, sepse nëse fiton edhe atë sfidë, Solskjaer me pas ka disa ndeshje të lehta në letër dhe mund ta kapë shkurtin vetëm me fitore, para se të ndeshet me PSG e Liverpool në harkun e pak ditëve.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ronaldo PRANON që Kathryn i ka thënë jo, dhe se ai i ka kërkuar FALJE pas marrëdhënieve intime

Isa.Autor

Paris Saint Germain – Montpellier/ Publikohen formacionet zyrtare, rikthehet Neymar

Q.Autor

TEUTA-SKËNDERBEU/ Dy traversa të durrakëve, minuta spektakolare në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment