Futboll Seria A Sport

HYSAJ TRAZON UJRAT RRETH…/ Agjenti: Ancelotti më dha shpjegime, ka diçka tjetër përveç Chelseat…

Mario Xhufredi, agjenti i mbrojtësit Elseid Hysaj, vazhdon të trazojë ujërat rreth së ardhmes së shqiptarit. Pak ditë më parë, ai kërkoi llogari te Ançeloti për mos aktivizimin e mbrojtësit dhe duket se ka marrë një shpjegim të qartë nga italiani, aq sa tashmë ka ndryshuar mendim.

“Këtë javë kam pasur një takim me Ançelotin për 4 orë dhe kemi sqaruar situatën në lidhje me lojtarin dhe aktivizimin e tij të pakët. Ai më dha disa shpjegime për zgjedhjet e tij dhe unë i kuptoj plotësisht, sepse ai jeton me lojtarin çdo ditë dhe e shikon gjendjen e tij. E rëndësishme është të dëgjohet, sepse ai thotë se e vlerëson maksimalisht. Është e drejtë, sepse po të ishte e kundërta atëherë Hysaj do të ishte larguar. Pas tij ka shumë klube. Në janar mund të ketë mundësi. Ne flasim shumë për Çelsin, por ka diçka tjetër. Nëse ka ofertë që i kënaq të gjithë, atëherë do të veprojmë, në të kundërt do të mendojmë rinovimin”, përfundoi Xhufredi.

Related posts

AKUZOI PËR KORRUPSION/ Messi shmang pezullimin para eliminatoreve të Kupës së Botës

Delo.autor

KËRKON TË FITOJË TROFEUN E PARË SEZONAL/ Guardiola: Surprizat nuk mungojnë kurrë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Buffon e paguan shpërthimin pas Real Madrid-Juventus: Ja sa e pezullon UEFA!

Sadik.Autor

Leave a Comment