Futboll Sport

TJETËR VENDIM DRASTIK/ Shtyhet edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Shkak bëhet…

Nga mbledhja e zhvilluar në prefekturë e Torinos vjen ndalesa! Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Juventus -Milan është shtyrë deri në një periudhë pa afat dhe shkak është bërë situata pas koronavirusit. Një vendim i tillë u mor ditën e sotme pas takimit mes përfaqësuesve të bardhezinje dhe autoriteteve italiane.

Ndeshja midis Juventus dhe Milanit do të zhvillohej ditën e mërkurë në orën 20:45 por për arsye të situatës së Koronavirusit prefektura e Torinos u vendos që të shtyhej. .

Fillimisht në stadium ishte e ndaluar hyrja për banorët e Lombardisë, Veneto dhe Emilia, si dhe ata që jetojnë në provincën e Savona dhe Pesaro-Urbino, por më pas duke parë që situata nuk është qetësuar ende nga virusi, u vendon anulimi i tyre.  Lajmi u shpërnda nga shefi i zyrës së shtypit të ekipit të Juventus

“Ju njoftoj se në orën 5.30 pasdite janë thirrur prefekti Palomba, kreu i Policisë, kryetari i bashkisë dhe përfaqësuesit e Juventusit. Prandaj, ju kërkoj të mos bëni pyetje për trajnerin tonë për koronavirus, për kalendarin, për dyer të hapura ose të mbyllura: këto janë çështje e autoriteteve dhe jo trajnerit “. Kështu u shpreh shefi i komunikacionit të ekipit Juventus, Albanese.

Fillimisht u mendua se ata po shkonin drejt dyerve të mbyllura, për një mbrojtje më të madhe shëndetësore në një moment urgjent të plotë të lidhur me virusin, por në fund në orën 21.30 mbërriti urdhri i prefektit dhe shtyu ndeshjen në një datë për t’u destinuar, vendim akoma më drastike.

Related posts

“DUKE PARË ATË QË DUA”/ Messi bëhet gaz i botës. Poston FOTO nga stërvitja e klubit të Serisë A, por më pas…

Delo.autor

“SHYQYR HUMBËM 2-1 NDAJ BYLIS”/ Egbo: Jemi të qetë, me Kukësin si ndeshje derbi

Delo.autor

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Jagielka përfiton nga rrëmuja dhe zhbllokon ndaj Arsenalit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment