Futboll Seria A Sport

ISH-MESFUSHORI I ROMËS/ Olivier Dacourt rrëfen: Dy kampionë bote refuzuan Serinë A për këtë arsye

Ish-mesfushori i Romës dhe Interit, Olivier Dacourt, në një intervistë të dhënë sot, ka konfirmuar se problemi i racizmit që ekziston aktualisht  në Serinë A ka penguar mjaft kampionë të futbollit për të luajtur aty. Sidomos dy vitet e fundit. Ai ka shtuar se skandali që ndodhi në Inter-Napoli pak kohë më parë me Koulibaly e konfirmon këtë gjë, pasi sot lojtari me ngjyrë kërkon të largohet nga ky kampionat, pasi nuk ndihet rehat.

“Kam udhëtuar e folur me shumë kampionë të mëdhenj me ngjyrë. Skandali Matuidi që nisi një vit më parë ndikoi shumë të futbollistët me ngjyrë që luajnë jashtë Italisë, pasi ata refuzojnë Serinë A. Edhe në Francë u diskutua kjo çështje, aq sa dy kampionë bote të Francës, dy lojtarë me ngjyrë, refuzuan transferimin në Serinë A edhe pse kishin oferta të mira”, tha Dacourt, pa i përmenduar emrat e dy futbollistëve.

Related posts

STANKOVIC/ MODRIC tek INTERI sjell më SHUMË cilësi se RONALDO tek JUVE

Isa.Autor

Barcelona refuzon talentin e Schalkes 04

Q.Autor

REJA BËN PUBLIKE SOT LISTËN E KOMBËTARES/ Ja cili pritet të jetë futbollisti risi te kuqezinjtë

Delo.autor

Leave a Comment