Futboll Seria A Sport

JUVENTUS “I FRIKSHËM” NË MERKATO/ “Zonja e Vjetër” kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës yllin…

Pasi i rrëmbyen Realit të Madridit yllin e tyre, Juventusi është gati që të bëjë një “grabitje” edhe në radhët e Barcelonës. Është ky lajmi bombastik që vjen nga Spanja, me median sportive në kor që nënvizon se bardhezinjtë janë futur zyrtarisht në garë për Hordi Albën.

Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i majtë i Barcelonës, një ndër lojtarët më të fortë në botë në rolin e tij, afrohet me “Zonjën e Vjetër”, duke qenë se një tentativë ishte bërë edhe gjatë verës së kaluar, por nga dje është zyrtar fakti se kampionët e Italisë në fuqi janë hedhur në sulm të spanjollit.

Hordi Alba dhe Barcelona kanë kohë që kanë krisur marrëdhënien e tyre, duke qenë se tashmë rinovimi i kontratës mes palëve është vënë në rrezik real. Akordi aktual mes Albës dhe katalanasve skadon në vitin 2020, por futbollisti që zbarkoi në “Kamp Nou në vitin 2013 kërkon një zgjatje të marrëveshjes deri në vitin 2023, por pikërisht nga kjo kërkesë e iberikasit ka ardhur edhe përplasja e fortë.

 

Alba, i cili në 7 sezone me Barcelonën numëron 269 ndeshje të luajtura, 14 gola dhe 51 asiste, duket më pranë se kurrë divorcit me kuqeblutë, sepse kërkesa e futbollistit për një rinovim deri në vitin 2023 nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit, por akoma më shumë edhe një rritje page nga 5 në 6 milionë euro në sezon është parë si një kërkesë edhe më e tepruar.

Dhe në të tilla pika, Juventusi është gati që të përfitojë dhe ka nisur të futet bindshëm në lojë për anësorin e majtë, i cili edhe pse ka një klauzolë prej 140 milionë eurosh me Barcelonën, sigurisht që ajo nuk do të respektohet, nëse vetë lojtari kërkon të largohet me çdo kusht nga Katalunja. Sipas zërave që kanë nisur të qarkullojnë, Juventusi është gati të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh për 29-vjeçarin dhe për ta sjellë atë në Torino.

Related posts

REZULTAT BEFASUES/ Kemi gol në ndeshjen Juventus – Young Boys (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Sonte pritet dueli Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, ja bilanci mes dy kombëtareve…

Delo.autor

29 TROFE ZYRTARE NË 30 VITE/ Berlusconi u bë president i Milanit si sot 35 vite më parë

Delo.autor

Leave a Comment