Futboll Seria A Sport

“KAM THËNË SE…”/ Mjeku i kombëtares kroate: Vrsaljko vendosi të sakrifikonte dhe tani…

Faza e parë e këtij sezoni ka qenë problematike për Sime Vrsaljko. Mbrojtësi i krahut, i transferuar tek Inter nga Atletico Madrid me formulën e huazimit, ka një gju që e shqetëson prej shumë kohësh dhe tani situata duket se është përkeqësuar, aq sa flitet për një operacion të mundshëm për ta zgjidhur përfundimisht problemin.

Në një intervistë të dhënë, Boris Nemec, mjeku i kombëtares kroate, ka folur për situatën e lojtarit të Interit: “Mendoj se problemi i tij në gju nuk është trajtuar në mënyrën e duhur. Me fjalë të tjera, gjithë procesi i rehabilitimit nuk ka shkuar si duhet”.

Vuan nga ky problem që nga koha kur luante tek Atletico Madrid, por ka qenë një nga më t ë mirët në Kupën e Botës. “Kam thënë se ka qenë fenomenal. Fakti që ka vuajtur dhe ka ndier atë dhimbje ka qenë me të vërtetë i pabesueshëm. Ka qenë ai që ka kërkuar të sakrifikohet, na ka thënë se mund ta bënte”.

“Fizioterapistët tanë e kanë ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes dhe terapia dukej se e ndihmonte. Natyrisht, gjithçka është akumuluar, por e dimë se në klubet e mëdha luhet shpesh. Gjuri i tij nuk është shëruar plotësisht dhe tani gjithçka ka dalë në sipërfaqe”.

Related posts

HUNGARI-SHQIPËRI/ Fiksohen titullarët “kuqezinj”, Reja me risi në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

DISFATA NDAJ DORTMUND/ Trajneri Tuchel: Një humbje që djeg, do të provojmë…

Delo.autor

“KËRCET DAJAKU”/ Stjuartët e Barçës MASAKROJNË me SHKOPINJ tifozët e Tottenhamit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment