Futboll Premier League Sport

KONFLIKT BRENDA KLUBIT/ Sherr në qendrën stërvitore, ylli i Premier League arrestohet nga policia

Sulmuesi i Fulham Aboubakar Kamara është arrestuar nga policia për një sherr që ka ndodhur në qendrën stërvitore të klubit.

Policia është thirrur në bazën e Fulham, Motspur Park, në mbrëmjen e së hënës për shkak të një grindjeje të sulmuesit francez.

Sportsmail pretendon se ai është përplasur me një pjesëtar të stafit.

Pasi ka marrë vesh se është pezulluar nga ekipi i parë nga trajneri Claudio Ranieri, Kamara thuhet të ketë mbërritur në qendrën stërvitore të hënën me qëllimin për të zgjidhur të ardhmen e tij me drejtuesit e Fulham.

Megjithatë, takimi mesa duket nuk ka shkuar mirë dhe lojtari është arrestuar.

Një zëdhënës i Metropolitan Police thotë: “Policia është thirrur në qendrën stërvitore në New Malden, për një sherr në qendrën stërvitore.

“Forcat policore kanë arrestuar një person dhe tani ai është në rajon me akuza për dëme kriminale.”

Related posts

Cristiano Ronaldo i mërzitur tek Real Madridi, ja kush është arsyeja

Q.Autor

IDEJA E “ÇMENDUR”/ Perez harton planin për një skuadër “Galaktikësh”. Ja emrat që priten të afrohen…

Delo.autor

ZYRTARE/ Inter arrin marrëveshjen, Barella rinovon kontratën deri në 2026. Ja premtimi i klubit…

Delo.autor

Leave a Comment