Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United një hap larg super blerjes falë ndërhyrjes së Pogba

Ousmane Dembele, drejt Manchester United. Dhe këtë herë duket se nuk janë vetëm zëra të merkatos. Sipas Mundo deportivo-s, në fakt, francezi i Barcelona-s ka pranuar transferimin ne Premier League falë ndërhyrjes së Paul Pogba.

Nga sa ka bërë të ditur media spanjolle, United është një hap larg Ousmane Dembele dhe duket se ka hequr dorë përfundimisht nga Jadon Sancho.

Duket se ka qenë Pogba që e ka bindur bashkëkombësin e tij të transferohet në Old Trafford dhe të veshë fanellën historike të klubit anglez. Tani, United do të duhet të bindë Barcelona-n.

Katalanasit, në fakt, duke se nuk janë të gatshëm të pranojnë formulën e huazimit me të drejtën e blerjes dhe synojnë ta shesin përfundimisht futbollistin.

Related posts

SHERRI ME KUNDËRSHTARIN/ Federata merr vendimin për Grezdën. Ja me sa ndeshje dënohet sulmuesi shqiptar

Delo.autor

RONALDO GJITHNJË E MË SHUMË JUVENTIN/ Bën për vete 3 milion ndjekës në pak minuta

Isa.Autor

TREGON GJENDJEN E PËRFAQËSUESES SË TIJ/ Messi: Icardi? Nuk e di se çfarë ndodhi që…

Delo.autor

Leave a Comment