Futboll Premier League

LEGJENDA E ANGLISË “MASAKRON” SARRIN/ Shearer: Vendi i katërt do të ishte një sukses, duket se…

Kur në futboll shihet diçka e re, vlerësohet pothuajse  nga të gjithë. Por më pas duhen bërë llogaritë me realitetin e vështirë dhe në momentin kur përfundon efekti i risisë vjen përballja me sfidën më  të vështirë: konfirmimin. Maurizio Sarri e ka bërë shumë mirë këtë në Itali, me Napoli-n e tij që ka luftuar dy herë për titullin në tre vite. Dhe dukej se e kishte nisur në mënyrën e duhur edhe Premier League, por në tri javët e fundit të kampionatit Chelsea i tij ka zhgënjyer, duke i hapur rrugën kritikave të shtypit.

Por jo vetëm, sepse ka ardhur edhe një sulm direkt nga një ikonë e vërtetë e futbollit anglez. Alan Shearer-it, në fakt, duket se nuk i pëlqen aspak “Sarri-ball”. Një gjë kuptueshme, sepse ai përfaqëson shpirtin e rrëmbyer të Premier League, që është shumë i ndryshëm nga loja në pritje e Chelsea-t në fushë. Por ish-sulmuesi i Southampton, Blackburn dhe Newcastle nuk është kursyer aspak në kritikën e tij dhe kërkuar të shkatërrojë themelet e stilit të trajnerit toskan.

“Sarri-ball është t’i kërkosh një mesfushori që të shkojë të marrë topin dhe ta qarkullojë nëpër fushë. A nuk bëhet kjo gjë që nga koha kur është shpikur futbolli? Kam pyetur vetën se çfarë ishte Sarri-ball dhe është t’i japësh topin një qendërmbrojtësi, i cili ia pason një mesfushori që di ta luajë, që më pas kërkon të kontrollojë lojën. Nuk besoj se është një gjë e re, apo jo? Nuk ka patur asnjë skuadër më parë që ka kërkuar të shfrytëzojë zonën qendrore të fushës?”, ka thënë Shearer.

Me pak fjalë, Sarri nuk ka shpikur asgjë, sipas legjendës së futbollit anglez. Dhe duke parë rezultatet, trajneri dhe klubi duhet të kënaqen me arritjen e një vendi të katërt në klasifikim. “Mendoj se duhet të konsiderohet një sukses për Chelsea-n nëse del në vendin e katërt, Sarri duhet të jetë i kënaqur. Më pas nuk dihet nëse Hazard do të jetë akoma aty sezonin e ardhshëm…”.

Duket se Sarri ka gjetur armikun e tij të parë në Angli.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Zbulohet kontrata e “Super League”, 400 milionë euro për bamirësi dhe një parashikim

Delo.autor

DHUNUAN ARBITRIN SERB NË GJERMANI NJË MUAJ MË PARË/ Ndëshkohen rëndë dy shqiptarët dhe klubi

Delo.autor

Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri 9-të më i mirë tek Argjentina

Isa.Autor

Leave a Comment