Futboll Premier League Sport

NGA REAL MADRID TEK RIVALËT E UNITED/ Man City merr masa drastike për të ndalur transferimin e yllit…

Drejtuesit e Manchester City kanë marrë masa ekstreme për të ndalur transferimin në të ardhmen të Brahim Diaz te rivalët e Manchester United. Kampionët në fuqi të Premier League janë kulmin e tratativave të shitjes së yllit 19-vjeçar te Real Madrid pasi vetë futbollisti refuzoi ofertën e re që iu propozua nga drejtuesit e klubit në “Etihad”. Man City ka shitur talente edhe në të kaluarën, sikurse ishte rasti i Jadon Sancho te Borussia Dortmund. Në atë rast, Pep Guardiola u sigurua që të përfshinte klauzolën që i rezervon Man.City-t të drejtën për të riblerë futbollistin në të ardhmen.

Referuar raportimeve të “Goal”, City nuk ka përfshirë një klauzolë të ngjashme për Diaz, në marrëveshjen me Real Madrid. Gjithsesi, drejtuesit e “Qytetarëve” kanë marrë masat e duhura për të përfshirë një tjetër klauzolë, për tu siguruar që futbollisti i tyre nuk do të transferohet në të ardhmen te rivalët e Manchester United. Sipas “Goal”, City do të përfitojë 15% të shitjes së futbollistit, nëse ai do të largohet nga Real Madrid në të ardhmen.

Por, në rast se ai do të transferohet te Man.United, atëherë ajo përqindje do të shndërrohet në 40%. Raportohet se Madrid ka siguruar blerjen e futbollistit për një shumë fillestare prej £15.5 milionë, të cilës mund t’i shtohen edhe £6 milionë të tjera në bonuese. Për shembullu, kampionët në fuqi të Premier League do të përfitojnë £3 milionë të tjera, në rast se lojtarit do t’i ofrohet rinovim i kontratës nga Real Madrid. City nënshkroi me Diaz për shumën modeste prej £350,000 kur futbollisti u transfera nga Malaga në moshën 14-vjeçare, përpara se të bënte karrierën e tij në Angli.

Related posts

JO MË I PAPREKSHËM/ Dridhet “Gardiani” Handanovic. Ja 4 lojtarët që ndjek Interi për portën…

Delo.autor

(VIDEO) Minuta e 91’, sekonda e fundit, gjuajtja e fundit dhe… Çfarë ndodhi në Gjermani!?

Q.Autor

E frikshme/ As ndërhyrjet HORROR nuk jepen penallti

Isa.Autor

Leave a Comment