Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kamza: Ngo jep një asist fantastik, Hasani nuk fal. Barazojnë bardheblutë (VIDEO)

Tirana dhe Kamza luajnë në “Selman Stërmasi”, sfidën e javës së 19-të, ku të dyja skuadrat gjenden në fundin e tabelës, në luftë për mbijetesën.

Ekipi i Memës vjen pas një fitore në Kupë ndaj Flamurtarit, dhe tashmë atë paraqitje të mirë të treguar në Kupë, kërkon ta sjellë edhe në Superiore. Nga ana tjetër, Kamza u mund në Kupë, por tashmë ekipi i Gjokës e ka mendjen te Superiorja, dhe do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

LIVE | Tirana-Kamza 1-1

GOL: Hasani 60′ / Plaku 31′

KK: Beqiri 39′

KOMENTI LIVE

60’ GOOOOL TIRANA 1-1. Edon Hasani barazon shifrat duke çuar topin në trekëndësh, përballë portierit Avdyli, pasi u shërbye nga Ngo.

48’ Hasani nga e majta depërton deri në fundore, topi i hedhur prej tij kalon të gjithë pasqyrën e portës, por askush nuk gjendet për të përfituar.

47’ Provon Halili që në sekondat e para, por topi i goditur prej tij përplaset në këmbët e Bonanit.

46’ Nis pjesa e dytë. Gjoka menjëherë me një zëvendësim. Futet Majkëll Peçi, del Ermir Rezi.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Kamza 0-1

45′ 3 minuta shtesë në pjesën e parë.

41’ Penalltinë e merr përsipër Ngo, por Avdyli pret pasi i kupton krahun. Topi shkon më pas, dhe përplaset në shtyllë.

39’ Penallti në favor të Tiranës. Hasani mbahet brenda zone, dhe është asistenti Bregasi që ka vendosur për një penallti në favor të Tiranës. Për faullin e shkaktuar, Beqiri ndëshkohet me karton të verdhë, që është i dyti, dhe del me karton të kuq.

34’ Provon të reagojë Tirana. Hoxhallari nga e majta, kroson në qendër, është Ngo që kërcen me kokë, por topi përfundon jashtë portës.

31’ GOOOOL KAMZA 0-1. Shënon Sebino Plaku, pasi kalon Imamin, dhe me një goditje direkte nga jashtë zone, mposht Abibin.

23’ Ndalet për disa sekonda, pasi Hoxhallari dhe Malaj përplasen të dy në kokë, pas një dyluftimi ajror në mesfushë.

20’ Aksion i gjatë i Kamzës. Plaku del vetëm me portierin Abibi, por pret portieri mrekullisht. Aksionin e ndjek Bonani, i cili godet, por topin e devijon vetë shoku i tij, Fukui.

15’ Hasani merr një top në të djathtë të zonës, nga një kalim i Dokës. Shkodrani provon menjëherë drejt portës me të majtën, por pa shënjestër.

12’ Provon Karabeci nga rreth 20 metra largësi. Me të majtën godet drejt portës, por grushton Avdyli në goditje këndi.

7’ Krosim i Halilit nga e djathta e sulmit, Ngo provon me kokë, por nuk ka shënjestër teksa është në kërcim.

5’ Kartoni i parë i verdhë për Beqirin, që në sekondat e para, për një faull ndaj Hasanit.

1′ Nis ndeshja.

 

Related posts

SHKËLQEN LEWANDOWSKI/ Ylli i Bayern vendos një rekord unik në Champions League

F.autor

Legjenda e Interit: Unë trajner nëse ikën Spalletti, vetëm në Play Station

Isa.Autor

Berlusconi: Kështu u bëra presidenti më i suksesshëm në historinë e futbollit

Q.Autor

Leave a Comment